Mëso të verifikosh
si profesionist.
Dezinformimi luftohet me dije. Kurset, udhëzuesit dhe infografikat tona janë falas dhe të hapura për çdo qytetar shqiptar.
12
Kurse falas
4
Infografika
1
Workshop
6 muaj
Program intensiv
Si ta verifikosh vetë
6 hapa praktikë për të kontrolluar çdo lajm para se ta besosh ose ta ndash me të tjerët.
- 01
Kontrollo burimin
Para se ta marrësh si të mirëqënë, shiko kush e publikon lajmin. A është media e njohur? A ka kontakte dhe historik? Portalet pa "Rreth nesh" janë shenjë alarmi.
- 02
Verifiko URL-në
Adresat si "gazetashqip-lajme.net" imitojnë media të njohura. Krahaso me domenin zyrtar. Verifiko datën e regjistrimit të domenit në WHO.IS (pjesë e mjeteve tona).
- 03
Kërko imazhin
Foto të vjetra ribotohen si "të reja". Përdor Google Images ose TinEye për të gjetur burimin origjinal dhe datën e parë të publikimit.
- 04
Lexo përtej titullit
Titujt bombastikë shkruhen për manipuluar emocionet e lexuesit dhe për të nxitur klikime. Lexo të gjithë artikullin. Shpesh permbajtja nuk mbështet pretendimin e titullit.
- 05
Ballafaqo faktet me media të tjera
A e raportojnë lajmin media të tjera të besueshme? Nëse vetëm një portal pretendon "lajmin ekskluziv", ji skeptik.
- 06
Kontrollo emocionet
Dezinformimi shpesh provokon zemërim ose frikë të menjëhershme. Nëse ndjen reagim emocional të fortë, ky është momenti për të verifikuar.
Infografika edukative
Materiale grafike profesionale — të gatshme për shpërndarje.
- Bazë
Llojet e dezinformimit
Dallimet midis Misinformation, Disinformation dhe Malinformation — si funksionon çdo lloj.
- Mesatare
Si përhapet lajmi i rremë
Jetëcikli i dezinformimit: nga krijimi te viraliteti dhe dëmtimi — me shembuj shqiptarë.
- Avancuar
Njoh propagandën
Teknikat klasike të propagandës: "bandwagon", "scapegoating", "fear appeal" — si t'i dallosh.
- Avancuar
Deepfake dhe AI
Si krijohet manipulimi vizual me inteligjencë artificiale dhe cilat janë sinjalet dalluese.
Kurset falas
Nga bazat tek teknikat e avancuara — të gjitha kurset janë falas dhe pa regjistrim.
Workshop komunitar — Tiranë
Muajin e 6-të të projektit organizojmë një workshop falas ku qytetarët, studentët dhe gazetarët trajnohen me aftësi praktike të fact-checking-ut.
Regjistrohu